LAJME

Belgjikë: Vetura futet në turmë të qytetarëve, katër të vdekur e dhjetëra të lënduar

Belgjikë: Vetura futet në turmë të qytetarëve, katër të vdekur e dhjetëra të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Mars 2022, 10:30

Një veturë ka hyrë në turmën e një karnavali të dielën në mëngjes në një qytezë të Belgjikës, duke lënë të paktën katër të vdekur e duke lënduar edhe dhjetëra të tjerë, ka njoftuar kryebashkiaku.

Vetura goditi turmën që ishte mbledhur për festime në Strepy-Bracquegnies, rreth 30 milje larg Brukseli.

“Vetura ka hyrë duke ecur me shpejtësi të madhe”, ka bërë të ditur kryebashkiaku Jacques Gobert për RTBF. “Dhe tani kemi dhjetëra të lënduar dhe fatkeqësisht disa të vdekur”, ka shtuar ai.

Sipas raportimeve të mediave lokale përplasja ka ndodhur nga një veturë që po ndiqej prej policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika