• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, September 28, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Bekim Jashari tregon nëse do t’i bashkohet Vjosa Osmanit në parti

tvprizreni by tvprizreni
December 31, 2020
in LAJME, VENDI
0
Bekim Jashari tregon nëse do t’i bashkohet Vjosa Osmanit në parti
0
SHARES
125
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bekim Jashari kërkon nga politikanët në Kosovë që të jenë të kujdesshëm derisa përmendin emra nga kjo familje për postin e presidentit të ri të vendit.

Por, ai nuk e përjashton mundësinë që dikush nga kjo familje të marrë përgjegjësinë e të parit të shtetit.

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Skenderajt tregon edhe a do t’i bashkohet nismës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen së shpejti.

Nipi i komandantit legjendar, Adem Jasharit, thotë se deri me tani nuk e ka kontaktuar askush për të diskutuar për postin e presidentit të Kosovës.

“Unë personalisht deri me sot jo, por as si familje, por që kjo temë tashmë është bërë tabu, por shpresoj që spektri politik te jenë me të kujdesshëm në këtë drejtim që, para se të bëjnë debate të tilla, ne mediume të ndryshme, të jenë më të kujdesshëm dhe me të sinqertë, jo vetëm familjen Jashari por me të gjitha familjet Jashari, të kenë më kujdes, dhe të bëjnë respekt, sepse është një lëndim shpirtëror, mos të them, edhe një fyerje të keqpërdoren emra të tillë të ndryshme të familjarëve, të dëshmorëve, në momente të caktuara”, ka thënë Jashari.

Megjithatë, ai thotë se në rastet kur nevojitet, familja Jashari ka guximin që të marrë përgjegjësi për vendime të tilla.

“Neve jemi deklaruar si familje që nëpër çdo periudhë të caktuar, momente të caktuara, kemi pasur guxim, kemi pasur kurajë që të marrim përgjegjësi dhe vendime të tilla. Do të presim se cfarë do të na tregojnë ditët në vazhdim. Uroj që të shkojë gjithçka qetë, po ashtu edhe i gjithë spektri politik të jenë të unifikuar, për të mirën e këtij vendi dhe popullit që jetojmë këtu”, ka thënë Jashari.

I pyetur se a do t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit për zgjedhjet e parakohshme, ai deklaron se deri tani nuk ka marrë një vendim të tillë, duke e lënë të hapur këtë mundësi.

Në lidhje me vizitën e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, në Komunën e Skenderajt ditë më parë, Jashari deklaroi se u shfrytëzua vetëm për të diskutuar për problemet dhe sfidat që ka komuna që drejton.

“Deri me sot nuk ka diçka të tillë, por që kam deklaruar edhe me herët që gjithçka do të jetë e hapur, në kohën e duhur. Arsyeja e (vizitës së) saj ishte si fundvit, për problemet dhe sfidat që kemi si komunë e po ashtu edhe vizitën në çerdhen ‘Nëna Zahide’, në kopshtin ku janë fëmijët e vegjël, ku janë hapat e parë të rinisë”, ka thënë Jashari.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të garojë me listë të veçantë pas largimit nga LDK. Prej kohësh tashmë qarkullojnë emra të ndryshëm që mund t’i bashkohen iniciativës së saj, e njëri ndër emrat ka qenë edhe ai i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.

Free Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes
download udemy paid course for free
download redmi firmware
Download WordPress Themes
free online course
Previous Post

Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshje për nxitje të investimeve

Next Post

Vozitja në Zvicër, këto janë ndryshimet që do të ndodhin nga 1 janari

Next Post
Vozitja në Zvicër, këto janë ndryshimet që do të ndodhin nga 1 janari

Vozitja në Zvicër, këto janë ndryshimet që do të ndodhin nga 1 janari

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
PE-ja përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Javën e ardhshme Parlamenti Evropian diskuton situatën në veri të Kosovës

September 28, 2023
I caktohet një muaj paraburgim njërit prej sulmuesve në veri

BE: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

September 28, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.