LAJME

Bekim Jashari reagon pasi që fotografia e Besarta Jasharit me motive politike u vendos në Prishtinë

Bekim Jashari reagon pasi që fotografia e Besarta Jasharit me motive politike u vendos në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Janar 2021, 16:25

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari ka reaguar në lidhje me vendosjen e një baneri në Prishtinë, pjesë të cilit ishte edhe motra e tij, Besarta Jashari.

Ai u shprehë se është e papranueshme dhe jo etike që fotografia e motrës së tij të përdoret për motive politike.

Ende nuk dihet se cila parti e ka vendosur këtë baner.

Postimi i plotë:

Reagim

Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motres sime, Besarta Jashari.

Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike.

Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluares sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht.

Në lidhje me këtë kerkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.

Reagim

Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në…

Posted by Bekim Jashari on E premte, 22 Janar 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika