Gruaja e cila ka hyrë në librin “Guiness” me punimet e saj është emëruar ushtruese e detyrës në çerdhen publike “Nëna Zahide” në komunën e Skenderajt.
Arbnora Fejza Idrizi, e cila me punimet e “Origamit” dhe “Mozaikut me flamurin e Kosovës” ka prekur rekordet botërore, tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se Kosova njihet si një vend paragjykues, por se njerëzit nuk duhet të vlerësohen nga pamja e jashtme por nga puna dhe suksesi.
“Ne duhet t’i tejkalojmë këto paragjykime edhe pse njihemi si një vend paragjykues ne nuk duhet të vlerësohet pamja e një individi por puna dhe suksesi. Është e drejtë e secilit që të vishet ashtu si ndihet apo është e drejtë e tij të përcaktohet në veshjen e tij”.





