Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderakt, ka thënë që e ka thirrë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që ta dërgojë Njësinë Speciale te festa e PDK-së, ku janë dëgjuar të shtëna me armë.
“E kam thirrë vetë ministrin Xhelal Sveçlën në telefon, i kam kërku me ma dërgu Njësinë Speciale. Edhe e kanë dërgu. Para syve të Njësisë Speciale ka kërsitë Kallashi në sheshin “Adem Jashari”. Edhe ata i hypin kombit dhe ecin. Nuk po them që janë tutë, po ndoshta shefi i tyre, u ka thanë ashtu: “Hypni në kombi e ecni”, tha ai në emisionin “Kallxo Përnime”.
Jashari, që humbi betejën për Skenderajn, tha se në atë festë ka pasur edhe të plagosur por nuk është arrestuar askush.





