LAJME

Bekim Jashari diskuton me zyrtarët turq blerjet ushtarake

Bekim Jashari diskuton me zyrtarët turq blerjet ushtarake
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Prill 2025, 19:30

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Ai atje është ftuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak.

Në takimin me Gjeneral Gürak, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave, ka njoftuar FSK.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Gjenerallejtënant Jashari u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, z. Yaşar Güler, ku u rikonfirmua partneriteti strategjik dhe mbështetja e fuqishme e Turqisë për profesionalizimin e FSK-së.

“Në këtë takim u trajtuan gjithashtu çështje si blerjet ushtarake, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e avancuara”, thuhet në komunikatë.
Gjatë kësaj vizite, Komandanti i FSK-së vizitoi edhe forcat speciale, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe industrisë së mbrojtjes, si dhe takoi kadetët e FSK-së që studiojnë në akademitë ushtarake në Turqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika