LAJME

Bekim Haxhiu publikon fotografi nga arkiva e UÇK, ka një porosi për Albin Kurtin

Bekim Haxhiu publikon fotografi nga arkiva e UÇK, ka një porosi për Albin Kurtin
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2021, 13:17

Bekim Haxhiu deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK sërish ka reaguar ndaj deklaratave se arkivat e UÇK duhet hapur.Në një reagim në rrjetin e tij social Facebook, Haxhiu ka postuar disa footgrafi nga lufta duke iu përgjigjur kështu deklaratave të Albin Kurtit se arkivat e UÇK duhet hapur.

Haxhiu ka shkruar ndër të tjera se Albin Kurti po e pranon lojën e Serbisë për akrivat joekizstencte të UÇK.

Reagimi i plotë:
Absurditet!!!
Albin Kurti pranon lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së.
Albin Kurti me këto deklarata dhe marrëveshje justifikon Serbinë për mos hapjen të arkiva sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe dhe pamundëson përfundimisht zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Krahasimi i arkivave sekrete të Serbisë me raportet informative të Radios Kosova e Lirë dhe Agjencise së lajmeve Kosovapress, është nga veprimet më apsurde dhe shërbimi më i madhë që i bëhet Serbisë!
Tani u kuptua që me udhëzimet e shefit të tij paska folë edhe Besnik Bislimi
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika