Në dy ditët e fundit Kosova ka shënuar zero raste të vdekjeve nga COVID-19.
Për çka në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu anëtar i këtij komisioni e ka ngritur një shqetësim se ka dyshime për manipulim të shifrave të personave të vdekur nga COVID-19.
Ndërsa, kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku tha se është e pakuptimtë se si deputetë nuk po gëzohen se nuk ka raste me fatalitet nga COVID-19 në dy ditët e fundit dhe se me këto dyshime po fajësohen profesionistët shëndetësor.






