LAJME

Bekim Haxhiu: Kuvendi me urgjencë ta trajtojë ligjin për Trustin

Bekim Haxhiu: Kuvendi me urgjencë ta trajtojë ligjin për Trustin
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2022, 13:16

Me rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazë në Kosovë, deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, po kërkon nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që ta procedoj për votim në seancë të Kuvendit kërkesën për plotësim ndryshimin e Ligjit për Trustin e ku më pas qytetarët e vendit do të mund të tërhiqnin një shumë të mjeteve të tyre , shkruan Gazeta Blic.

Haxhiu në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, thotë se sa më shpejt që Kuvendi të merrët me këtë çështje aq më mirë për qytetarët.

“Propozimi për tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30%, me datë 09.03.2022 është dorëzuar në Kuvend në formë të projektligjit me nënshkrimin e më shumë se 6 deputetëve ashtu siç e parasheh rregullorja e punës së Kuvendit. Tani Kryesia e Kuvendit e ka për obligim që ta procedoj për votim në seancë të Kuvendit. Sa më shpejt që të shtyhet aq më mirë”, thotë Haxhiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika