Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë se po e ul me qëllim numrin e testimeve për COVID-19.
Sipas Haxhiu, kjo po bëhet për të paraqitur rrejshëm rënien e rasteve me COVID-19.
“Ministria e Shëndetësisë po zvogëlon numrin e testimeve qëllimisht për të paraqitur rrejshëm rënien e numrit të rasteve me COVID-19. Nëse MSH-ja dëshiron rrejshëm me zvogëlu numrin e rasteve, munden me i ba vetëm 50-60 teste qysh i kanë bërë një vit me parë dhe ju dalin vetëm nga 5-6 raste pozitive”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.





