LAJME

Bekë Berisha thotë se ishin të armatosur, jep detajet për vizitën e Ramush Haradinajt në veri

Bekë Berisha thotë se ishin të armatosur, jep detajet për vizitën e Ramush Haradinajt në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2021, 18:53

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në veriun e Kosovës ka qenë i armatosur.

Në disa fotografi që ka publikuar Haradinaj është parë se në krah mban revole edhe thikë.

E këtë e ka konfirmuar deputeti Bekë Berisha i cili ishte së bashku me Haradinaj në vizitë në Bjeshkët e Shalës.

“Po është e vërtetë ka pasur me vete një thikë e cila është e nevojshme gjatë ecjes nëpër male. Ai ka pasur edhe revolen të cilën e ka me leje”, ka thënë Berisha për Infokus.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika