LAJME

Bekë Berisha kritikon testin për policë: Po konkurrojnë për policë, jo për Akademi të Shkencave

Bekë Berisha kritikon testin për policë: Po konkurrojnë për policë, jo për Akademi të Shkencave
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shkurt 2022, 11:34

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, kritikoi Ministrinë e Brendshme për testimin për rekrutimin e policëve të rinj.

Ai tha se Kosova ka nivelin më të ulët të arsimit në vend, ndërsa në këto teste kërkohet nivel i lartë intelektual. Siç tha ai, djemtë dhe vajzat konkurrojnë për t’u bërë policë, jo akademikë.

“Shqetësim tjetër janë testet për rekrutim të policëve të rinj. Ne zyrtarisht kemi nivelin më të ulët të arsimit, kurse në teste kërkohet një nivel i lartë intelektual për të kaluar ato teste. Këta djem dhe vajza po konkurrojnë për policë të Kosovës dhe jo Akademi të Shkencave. Duhet të shikohet pse po bëhet në këtë formë kjo punë”, tha ai./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika