Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën.
Pacolli ka thënë se vitin që shkoi ka sjellë letrat për dy njohje të pasaportave të Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. Ndërsa ka thënë se e njëjta gjë do të ndodhë dhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti.
“Vitin që kaloi solla letrat për dy njohjet për pasaportat e Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti”, ka shkruar Pacolli në Facebook.