Forca e Sigurisë së Kosovës, gjatë muajit shkurt do të zhvillojë procesin selektues të ushtarëve që dëshirojnë të bëhen operatorë të së ardhmes. Njëkohësisht FSK fton të gjithë ushtarakët nga grada ushtar (OR-2) deri në gradën toger (OF-1) që të bëheni pjesë e Operacioneve Speciale të FSK-së që t’i shërbeni paqes dhe stabilitetit brenda dhe jashtë vendit në mënyrë profesionale.
“Gjatë këtij muaji Operacionet Speciale të FSK do të zhvillojnë procesin selektues i cili përzgjedh vajzat e djemtë e FSK që dëshirojnë të bëhen operatorë të së ardhmes.
Në këtë proces i cili është i ndërtuar sipas standardeve më të larta ushtarake, mund të marrin pjesë të gjithë ushtarakët nga grada ushtar (OR-2) deri në gradën toger (OF-1). Pas këtij procesi, ushtarakët e përzgjedhur kanë mundësinë të vazhdojnë Kursin Bazë të Forcave Speciale në Republikën e Shqipërisë.





