LAJME

Behgjet Pacolli dhuron rrogën vjetore për të ndihmuar familjet e prekur nga vërshimet

Behgjet Pacolli dhuron rrogën vjetore për të ndihmuar familjet e prekur nga vërshimet
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2023, 15:48

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ndarë pagën vjetore të deputetit për të ndihmuar familjet në nëvojë pas vërshimeve që shkaktuan dëme në disa komuna.

Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku ka bërë thirrje që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe kolegët e tij në Kuvend.

Postimi i plotë:

Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit

———

Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin

“Vërshimet e Janarit 23″

Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni !

Dergone kontributin e juaj!

Banka Ekonomike Prishtinë

Llogaria:

XK

514010000009129490

Sëift: EKOMXKPR XXX

Emërtimi:

“Vërshimet e Janarit 23″

U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.

Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve.

Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit.

Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur.

E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika