LAJME

Behgjet Pacolli bie në kontakt me personin që e ndihmoi policinë ta kapte Dardan Krivaqën, do ta shpërblejë atë

Behgjet Pacolli bie në kontakt me personin që e ndihmoi policinë ta kapte Dardan Krivaqën, do ta shpërblejë atë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2021, 19:18

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ofruar këtë të martë shpërblim për personin që ndihmon në identifikimin e Dardan Krivaqës si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.

Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, ka njoftuar se tashmë kanë krijuar kontakt me dëshmitarin për t’ia dhënë shpërblimin, duke mos përmendur shumën.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë”, është shprehur ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika