LAJME

Behgjet Pacolli: Ata që më lënduan dhe tradhtuan, çuditërisht dështuan

Behgjet Pacolli: Ata që më lënduan dhe tradhtuan, çuditërisht dështuan
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2021, 16:18

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, tha se ata me të cilët ka bashkëpunuar e që më vonë e kanë tradhtuar edhe kanë dështuar.

Pacolli tha se beson që njerëzit e këqij ndëshkohen nga jeta.

“Tradhëtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha e ndyrë etj. ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe kthehen gjithmonë si ”bumerang” në kurriz të secilit. Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhëtuar në jetë, çuditërisht kanë dështuar. Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqinjtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika