LAJME

Bëhen përgatitjet për marshin kundër Asociacionit

Bëhen përgatitjet për marshin kundër Asociacionit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shkurt 2023, 12:11

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i ka bërë thirrje kolegëve të studentë të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve të tjera publike e private në Kosovë dhe qytetarëve që t’u bashkëngjiten nesër me fillim nga ora 16:00 në marshin gjithëpopullor kundër themelimit të Asociacionit.

Me moton #BashkëKundërAsociacionit, organizata Studim Kritikë Veprim njofton se janë organizuar edhe autobusë nga disa komuna të Kosovës dhe se transporti do të jetë pa pagesë.

Në faqen e tyre në Facebook është postuar edhe një video ku shihet se si janë bërë përgatitjet dhe pankartat që do t’i prijnë marshit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika