Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur sot fushatën për zgjedhjet lokale nga qyteti i Prizreni. Përmes një shkrimi LVV në Prizren, ka bërë të ditur se ia kanë marrë LDK-së kryetarin e nëndegës në Zhur, Behar Begaj.
Begaj, i cili më parë ka ushtruar funksione të rëndësishme brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka qenë kryetar i nëndegës në Zhur, anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ish-asambleist i Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur.
Sipas Vetëvendosjes, përvoja e tij shumëvjeçare dhe përkushtimi i vazhdueshëm ndaj çështjeve publike përbëjnë një vlerë të shtuar për organizatën në Prizren. Krahas Begajt, në këtë subjekt politik kanë aderuar edhe 19 bashkëpunëtorë të tij, shumica me përvojë në strukturat lokale politike.
Në mesin e tyre janë:
• Sali Nuhiu – ish-kryetar i nëndegës në Prizren
• Islam Omaj, Jetmir Susuri, Ajdin Ademaj – ish-anëtarë të nëndegës në Zhur
• Zamir Begaj – ish-nënkryetar i Forumit Rinor në Zhur
• Zijadin Omaj, Uran Krasniqi, Qendrim Krasniqi, Nderim Begaj, Alban Omaj, Bekim Vezaj, Ilami Susuri, Sabri Susuri, Flamur Gashi, Floridan Begaj, Ismet Kyqyku, Shaban Susuri, Sami Kurtaj, Vezir Omaj dhe Arif Islami – anëtarë
Ky aderim, sipas zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqëson një dëshmi të qartë të besimit që individë me përvojë dhe integritet kanë ndaj projektit politik të kësaj lëvizjeje. Përmes kësaj zgjerimi, synohet forcimi i mëtejmë i strukturave lokale dhe rritja e kapaciteteve për të qenë më afër qytetarëve.
- Reklama -