Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ka shfrytëzuar këtë për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet që ende s’e kanë bërë këtë.
Begaj së fundi njoftoi se është takuar me homologët nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut dhe në fokus kishte njohjen zyrtare për Kosovën.





