- Reklama -

Begaj në Kosovë, vizitë në komandën e KFOR-it

Gjatë një vizite që zhvilloi në komandën e KFOR-it në Prishtinë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua me komandantin e këtij misioni, Gjeneral Major Enrico Barduanin, dhe efektivët shqiptarë që shërbejnë aty.

Me komandantin e KFOR-it, Begaj diskutoi mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Kosova në kontekstin e zhvillimeve, sidomos në veri të vendit dhe në të gjithë rajonin. Shefi i shtetit shqiptar i shprehu Gjeneral Major Barduanit mirënjohje për kontributin dhe, gjithashtu, i përcolli falënderimet për vendin e tij, Italinë, e cila ka numrin më të madh të trupave në Kosovë.

- Reklama -

Begaj theksoi domosdoshmërinë e pranisë së KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, ndërsa vlerësoi rolin kyç që ky mision ka luajtur deri tani jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin në Ballkan.

Tutje, presidenti i Shqipërisë shprehu komandantit të KFOR-it, Gjeneral Majorit Enrico Barduani, mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe misionit të KFOR-it, të cilin e cilësoi si “histori suksesi”, si edhe gatishmërinë e Shqipërisë për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme.

Shqipëria ka në shërbim të KFOR-it numrin më të madh të efektivëve që marrin pjesë në misionet ndërkombëtare jashtë vendit. Gjatë takimit me ushtarakët shqiptarë, Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e tyre për një shërbim të cilin e çmon me rendësi të madhe kombëtare pasi, siç u shpreh, krahas kontributit në NATO, për paqen dhe sigurinë, pjesëmarrja e tyre në KFOR i shërben paqes, sigurisë dhe mirëqenies së Kosovës, e cila është prioriteti ynë.

Begaj vlerësoi se përmirësimet ligjore dëshmojnë për vëmendjen dhe mbështetjen në rritje të institucioneve ndaj Forcave të Armatosura, shkruan A2.

“Ju përfaqësoni pjesën më të mirë të shtetit shqiptar, sepse na bëni krenar me veprimtarinë, angazhimin, ndjenjën e përgjegjësisë, kontributin tuaj”, vlerësoi Begaj në këtë takim ku shoqërohej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtënant Arben Kingji, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Njihuni me vajzën nga Malisheva – kosovarja e parë që punësohet si inxhiniere softuerike në “NETFLIX”

E reja kosovare Çamerie Mazreku nga Malisheva, ka arritur...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort