Policia e Kosovës, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot ka ndërmarrë paraprakisht të gjitha veprimet e nevojshme operative duke angazhuar njësitë përkatëse policore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe rrjedhës së lirë të komunikacionit rrugor përgjatë rrugëve lëvizëse të eskortës.
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 08.07.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë dhe anasjelltas, gjatë kthimit po ashtu me të njëjtën datë, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative” – deklaron Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka falënderuar paraprakisht të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut rrugor për mirëkuptim të plotë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Bashkatdhetarja pësoi aksident në Kosovë, për ndihmë i erdhi autoambulanca me targa të Beogradit

Haradinaj: Qëndrimi im për Specialen, presionin ndaj Kosovës dhe ndarjen mbetet i njëjtë

Serbët “pishmanë” s’mund të rikthehen në Polici

