Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York mund të shprehen “çështjet tona që na shqetësojnë më shumë”, duke përmendur Kosovën.
Begaj kryeson delegacionin shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Shqipëria aktualisht udhëheq me Presidencën në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ai tha në një intervistë për Abcnews se duhet të flitet për Kosovën dhe për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në forume të tilla.
“Gjatë këtij forumi, mund të shprehim edhe gjëra që kanë lidhje me shqiptarët, çështjet tona që na shqetësojnë më shumë, sidomos me ata të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Patjetër flitet për situatën në Kosovë, flitet për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Begaj.





