SPORT

Befasia e madhe, Como ofron 40 milionë euro për yllin e Milanit

Befasia e madhe, Como ofron 40 milionë euro për yllin e Milanit
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Janar 2025, 12:56

“La Gazzetta dello Sport” pretendon se skuadra e Serisë A, Como, ofroi 40 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez, por që u refuzua.

Mediumi në fjalë këmbëngul se Como, skuadër që mbështetet nga një pronar i pasur indonezian besonte se mund të merrte francezin, përcjellë KosovaPress.

Oferta thuhet se është bërë gjatë ditëve të fundit kur ka pasur tension të theksuar mes Theo Hernandez dhe hierarkisë së Milanit, përfshirë trajnerin Sergio Conceicao.
Oferta thuhet se as që u mor në konsideratë nga kuqezinjtë apo lojtari, por tregon se Cesc Fabregas ndjeu se mund të tundonte një emër të tillë në klubin e tij, përcjellë KosovaPress.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika