LAJME

Bedri Hoxha jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK pas 26 vitesh angazhim

Bedri Hoxha jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK pas 26 vitesh angazhim
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Maj 2026, 13:12

Pas 26 vitesh aktiviteti dhe angazhimi në Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Zhur, Bedri Hoxha ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe aktivitetet politike brenda kësaj partie.

Përmes një shkrimi në facebook, ai tha se vendimi nuk ka qenë i lehtë, por sipas tij ka ardhur si rezultat i pakënaqësive, mospërputhjeve dhe rrethanave të krijuara ndër vite, të cilat kanë ndikuar në reflektimin e tij për vazhdimin e angazhimit partiak.

Hoxha ka falënderuar të gjithë përkrahësit, anëtarët, simpatizantët dhe strukturat e PDK-së në Zhur për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë periudhës së aktivitetit të tij politik.

Ai shprehu mirënjohje edhe për anëtarët e kryesive dhe nëndegëve të partisë për angazhimin në proceset zgjedhore dhe organizative që nga themelimi i degës së PDK-së në Zhur.

Në fund, Bedri Hoxha uroi të gjithë bashkëpunëtorët e tij për suksese dhe të mira në të ardhmen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika