Lideri i PDK-së, Bedri Hamza, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryeministër, ka thënë se Kosova po vuan nga keqqeverisja dhe qytetarët po e paguajnë çmimin me kosto të lartë jetësore, paga të ulëta, pasiguri energjetike dhe largim të të rinjve.
Bedri Hamza: Nga Prizreni historik, u nisëm drejt fitores – Kosova nuk ka më kohë për të humbur

Hamza ka thënë se shteti nuk mund të udhëhiqet me improvizime, por udhëhiqet me plan. Ai ka premtuar se Qeveria e tij do të punojë për të gjithë, pa përjashtime.
“Nga Prizreni historik, u nisëm drejt fitores. Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Kosova po vuan nga keqqeverisja dhe qytetarët po e paguajnë çmimin me kosto të lartë jetësore, paga të ulëta, pasiguri energjetike dhe largim të të rinjve. Shteti nuk mund të udhëhiqet me improvizime. Shteti udhëhiqet me plan. Qeveria ime do të punojë për të gjithë, pa përjashtime!
Kosova që funksionon nis me ne. Me ty. Me të gjithë. Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Takimi me Osmanin, Abdixhiku: Shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira!

Prizreni pret delegacionin nga Elbasani, theksohet rëndësia e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale

Regjistrohen 8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët

