Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka lansuar videon e tij të parë, përmes së cilës u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen PDK-së.
Përmes kësaj videoje, ai ngreh shumë dilema dhe pikëpyetje për qeverisjen aktuale.
“Më 9 shkurt, secili prej nesh duhet ta pyes veten: a e pranojmë Kosovën kështu si është sot apo e duam një Kosovë ku mund të bëjmë më shumë? A i kemi rrogat e mira, a po ia ofrojmë rinisë arsimin që e meriton, a po përkrahen bizneset sa duhet, a janë pensionet të mjaftueshme dhe a është mirë Kosova?”, ka thënë ai, duke vijuar më tutje me përgjigjet.
Postimi i plotë:
View this post on Instagram