Sot, qytetin e Prizrenit e vizituan anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza si kandidat për kryeministër dhe Uran Ismaili.
Në Prizren ata u takuan me kryetarin Shaqir Totaj dhe nënkryetarin Kujtim Gashin.
“Vendit do t’ia ofrojmë një qeveri kompetente, të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve tanë, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm. Së bashku me çdo njeri vullnetmirë, me çdo qytetar që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë, ne do ta bëjmë ndryshimin”, ka shkruar Hamza në llogarinë e tij në Facebook.


