- Reklama -

BE: Ushtria ruse po bombardon dhe granaton gjithçka në Ukrainë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se ushtria ruse po “bombardon dhe granaton gjithçka” në Ukrainë.

“Sot, ajo që ne shohim është fytyra e shëmtuar e luftës që shpërthen sërish në kufijtë tanë. Dhe rusët po bombardojnë dhe granatojnë gjithçka: spitale, shtëpi, shkolla. Shumë viktima civile. Është një formë barbare e të bërit luftë”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të premten.

- Reklama -

Ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë bombardimet.

“Putini duhet të ndalet që të ndalë këtë luftë. Ne mbetemi të bashkuar në kërkesën që kjo luftë të ndalet dhe për shmangur vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, shtoi Borrell.

Shefi i diplomacisë së BE-së shtoi se Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut së shpejti do të “fillojë një mision për të vlerësuar shkeljen e të drejtave të njeriut që po ndodhin në territorin ukrainas”.

Zyrtarë të SHBA-së dhe të tjerë perëndimorë i kanë thënë CNN se Rusia pritet të godasë gjithnjë e më shumë objektivat civile dhe të zhvendoset drejt një strategjie të “asgjësimit të ngadaltë” të ushtrisë ukrainase.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort