Bashkimi Evropian ka thënë se vendimi i Qeverisë që të shpallë organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” është i njëanshëm dhe nuk kontribuon për shtensionim të situatës.
Në një përgjigje për Kohën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së në Këshillin Evropian javën e kaluar kanë bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës.
“Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së në Këshillin Evropian javën e kaluar bënë thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në Kosovë. Këto emërtime janë një hap i njëanshëm që nuk kontribuon në de-përshkallëzimin e situatës dhe as për të gjetur një mënyrë për të adresuar problemet ekzistuese në mënyrë të qëndrueshme”, ka thënë ai.





