Komisioni Europian njoftoi sot se do të emetojë rreth 80 miliardë euro bono afatgjata në 2021 për të financuar paketën e tij historike stimuluese e krijuar për të kapërcyer pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19.
Vendet anëtare të BE-së përfunduan të hënën procesin e ratifikimit të vendimit që i autorizon ata të marrin borxh së bashk, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Ky hap do të lejojë Komisionin të marrë hua në tregjet financiare, nga qershori, për të financuar 672 miliardë euro në grante dhe hua për vendet anëtare, si pjesë e planit të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh.





