- Reklama -

BE përmes Raportit të Progresit e kërkon krijimin e Asociacionit pa vonesa

BE përmes Raportit të Progresit e kërkon krijimin e Asociacionit pa vonesaBashkimi Evropian ka publikuar sot Raportin e Progresit ku jepen vlerësime për vendim për secilën fushë.
Në një pjesë të raportit kushtuar dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjeve mes dy shteteve, BE-ja nënvizon nevojën që të dy palët të angazhohen në mënyrë konstruktive.Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, BE përmend Draftin që ishte propozuar nga Ekipi Menaxhues dhe tregon se ai Draft s’ka qenë në përputhje me marrëveshjet e dialogut.

Për Draftin e hartuar nga Brukseli zyrtar, BE konsideron se është në përpurthje me Kushtetutën e Kosovës dhe i bazuar në praktikat më të mira evropiane, duke kërkuar kështu themelimin e tij pa vonesa.“Ende nuk ka pasur përparim të mëtejshëm në zbatimin e Marrëveshjes së gushtit 2015, e cila përcaktoi parimet për krijimin e Asociacionit.

- Reklama -

Ndërsa BE-ja mirëpriti prezantimin e një draft-statuti të parë të Asociacionit në Dialogun e Nivelit të Lartë në maj 2023 nga Ekipi Menaxhues, drafti nuk ishte në përputhje me Marrëveshjet përkatëse të Dialogut. Prandaj, një propozim evropian për themelimin e A/CSM në Kosovë iu paraqit palëve më 21 tetor 2023. Ky propozim bazohet në standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe plotësisht në përputhje me kornizën kushtetuese të Kosovës. Kosovës dhe Serbisë tani i kërkohet që të angazhohen në mënyrë konstruktive në krijimin e A/CSM pa vonesa të mëtejshme.

Ky detyrim është pjesë e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve, në të cilën palët pritet të avancojnë, siç kujtohet nga Këshilli Evropian në tetor 2023. Çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të adresohet në të njëjtin kontekst dhe jo përmes masave të njëanshme dhe të pakoordinuara”, theksohet në raport

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort