LAJME

BE përballet sërish me probleme të mungesës së vaksinave

BE përballet sërish me probleme të mungesës së vaksinave
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Janar 2021, 08:45

Prodhuesi i dytë i vaksinave ka paralajmëruar se mund të ketë pengesa në furnizim për Bashkimin Europian, duke shtuar frustrim për shtetet anëtare.AstraZeneca tha se një problem në prodhim nënkupton se numri i dozave fillestare në dispozicion do të ishte më i ulët se sa pritej.

Kjo vjen pasi programet e vaksinimit të disa shteteve u ngadalësuan për shkak të ndërprerjes së dërgesave të vaksinave nga Pfizer-BioNTech.

Komisioneri i Shëndetësisë së BE-së shprehu “pakënaqësi të thellë” për lajmet.Zyrtarët nuk e kanë konfirmuar publikisht se sa e madhe do të jetë mungesa, por një zyrtar i panjohur i BE-së i tha agjencisë së lajmeve Reuters se dërgesat do të ulen në 31 milionë – një ulje prej 60% – në tremujorin e parë të këtij viti.Firma e barnave kishte në plan të dërgonte rreth 80 milionë doza në 27 shtetet deri në mars, sipas zyrtarit që foli për Reuters.

Vaksina AstraZeneca, e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, nuk është miratuar ende nga rregullatori i barnave i BE-së, por pritet të marrë dritën jeshile në fund të këtij muaji, duke hapur rrugën që të jepen dozat.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika