Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka thënë se do të japin grant në vlerë prej 75 milionë euro si ndihmë të menjëhershme për Kosovën në përballimin e krizës energjetike.Këtë e ka bërë të ditur Von der Leyen në një konferencë për media bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Tani mund të keni nevojë për mbështetje financiare buxhetore kështu që ne do t’ju japim grant prej 75 milionë eurove për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare.





