Home LAJME BE miraton pasaportën digjitale të Covid-19, hyn në fuqi më 1 korrik!

BE miraton pasaportën digjitale të Covid-19, hyn në fuqi më 1 korrik!

0
BE miraton pasaportën digjitale të Covid-19, hyn në fuqi më 1 korrik!

Certifikata e vaksinave kundër Covid-19 pritet të hyjnë në fuqi më 1 korrik.Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Parlamentit Europian, Juan Lopez Aguilar, në një konferencë për shtyp në Bruksel.“Do të quhet Certifikata Digital Covid e BE-së, një certifikatë e unifikuar”, tha Lopez Aguilar. “Është një alternativë më e mirë, e cila do të krijojë një mbrojtje të re ligjore, e cila shpresojmë të nxisë besimin jo vetëm midis shteteve anëtare, por edhe tek qytetarët, ndërsa vazhdon procesi i vaksinimit. ”

Lopez Aguilar tha se marrëveshja garantonte të drejtat e qytetarëve europianë dhe do të ndihmonte në miratimin e një politike të përbashkët udhëtimi brenda Bashkimit Europian, në kundërshtim me sistemin aktual ku secili shtet vepron në mënyrë të njëanshme.2Certifikata e vaksinës kundër Covid-19 pritet të ndihmojë në rihapjen e kufijve brenda zonës së përbashkët evropiane dhe shtetet anëtare do të lejohen të rivendosin kufizimet e udhëtimit vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Këto masa duhet të shpallen 2 ditë para se të zbatohen”, tha Lopez Aguilar.Lopez Aguilar gjithashtu tha se të tre organet europiane kishin rënë dakord të mobilizojnë edhe 35 milionë euro shtesë për të ulur koston e testeve të antigjenit, për t’i bërë ato më të përballueshme, ndërsa nevoja për të udhëtuar, mbetet e lartë.

Një shtesë prej 100 milionë euro do t’u vihet në dispozicion vendeve anëtare për të kompensuar kostot e testeve PCR.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here