BE-ja në Kosovë nisi sot në Prishtinë një ngjarje dyditore që do të mbështesë më shumë se 20 organizata të shoqërisë civile (OSHC) dhe mediatike për të kontaktuar publikun dhe për të rritur ndërgjegjësimin për kontributin e tyre në krijimin e një shoqërie më të drejtë, më demokratike dhe shoqërinë gjithëpërfshirëse në Kosovë.
Veprimtaria “BE-ja për shoqërinë civile dhe mediat në Kosovë – Angazhimi i qytetarëve”, i mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ofron hapësirë për OSHC-të që të promovojnë rezultatet e punës së tyre dhe të inkurajojnë publikun që të angazhohet në jetën politike dhe shoqërore përmes aktivizmit qytetar.





