- Reklama -

BE: Kosova ka të drejtë për targat, por procesi duhet të jetë në kuadër të dialogut

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Suguri, Nabila Masrali, tha të hënën se Kosova ka të drejtë që gradualisht t’i ndërrojë tabelat ilegale, por se ky proces duhet të jetë në kuadër të dialogut.

Pronarët e veturave ilegale në veri të vendit kanë afat vetëm edhe të hënën t’i ndërrojnë targat në RKS, pa u qortuar apo gjobitur, masë që do të nisë të aplikohet pas 21 nëntorit.

- Reklama -

“E theksojmë qartë se Kosova ka të drejtë të ndryshojë gradualisht tabelat ‘KM’, por ai proces duhet të jetë në kuadër të dialogut. Ky vendim nuk është në përputhje me marrëveshjet nga dialogu mes dy palëve dhe në përputhje me marrëveshjen e vitit 2016”, tha Masrali të hënën në një konferencë për media.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me partnerët për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

“Gjithashtu, ne u bëjmë thirrje aktorëve që të ruajnë paqen dhe të mos lejojnë ringjalljen e tensioneve të panevojshme në terren”, tha zëdhënësja e BE-së.

Në Kosovë vlerësohet se janë rreth 9.000 vetura me targa ilegale që Serbia i ka lëshuar në emër të qyteteve të Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë, pas 21 prillit nuk do të lejohet qarkullimi i asnjë veture me targa të tilla.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort