LAJME

BE konfirmon: Të mërkurën takimi me Kurtin dhe Vuçiqin për të diskutuar hapat e mëtejshëm në dialog

BE konfirmon: Të mërkurën takimi me Kurtin dhe Vuçiqin për të diskutuar hapat e mëtejshëm në dialog
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2024, 16:31

Të mërkurën, më 26 qershor, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell do të jetë nikoqir i një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Siç është njoftuar në faqen zyrtare të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, nga ora 15 do të zhvillojë takime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin, të cilat do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh.

Në takimet do të shqyrtohet se çfarë është arritur deri më tani në dialogun e udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe do të fokusohet në hapat e ardhshëm.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell do të bëjë deklarata për mediat para dhe pas takimeve./GazetaSinjali

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika