LAJME

BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: U tregua qëndrueshmëri ndaj parimeve demokratike

BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: U tregua qëndrueshmëri ndaj parimeve demokratike
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2025, 08:14

Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, janë deklaruar përzgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të diel në Kosovë.

“Sipas konstatimeve preliminare, zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe garuese, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, teksa është zbatuar ligji i ri zgjedhor. Fushata ishte e gjallë. Procesi i përgjithshëm tregoi qëndrueshmëri dhe angazhim ndaj parimeve demokratike”, thonë ato në një deklaratë të përbashkët.

“E presim me padurim formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re, si dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet duke synuar mbështetjen e Kosovës për t’iu afruar BE-së dhe për të përfituar plotësisht nga mundësitë e rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika