- Reklama -

BE-ja nuk konsideron që Serbia i ka rinovuar targat KM

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga secili veprim që mund të destabilizojë situatën, dhe që çfarëdo sqarimi rreth interpretimeve për marrëveshjen për targat ta adresojnë në kuadër të dialogut.

Duke u përgjigjur në pyetjet rreth akuzave që kanë shkëmbyer Kosova dhe Serbia për mosrespektimin e marrëveshjes rreth targave, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme.

- Reklama -

“BE kërkon nga të gjitha palët që të respektojnë në tërësi dhe pa kushte marrëveshjet dhe aranzhimet e arritura më 23 nëntor të vitit të kaluar, me të cilat edhe Kosova edhe Serbia u pajtuan për masat specifike rreth targave për të ulur tensionet dhe për t’u fokusuar në tërësi te propozimi i BE-së për të normalizuar raportet e tyre“ ka thënë Stano.

Stano ka sqaruar se rinovimi dhe kontrolli teknik kur bëhet fjalë për veturën e jo targat, nuk konsiderohet si rinovim i targës.

Ai ka theksuar se çdo pyetje për interpretim të asaj që është arritur më 23 nëntor duhet të diskutohet në dialog dhe jo të merren veprime të pakontrolluara në terren që mund ta destabilizojë situatën edhe ashtu fragjile.

Me marrëveshjen e nëntorit, Kosova u ka dhënë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave me targa serbe që qarkullojnë në Kosovë, derisa Serbia është pajtuar që të mos lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Më 18 janar, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë hyrjen dhe qarkullimin e veturave që kanë targat ilegale serbe KM, e që janë riregjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe tutje. Kurse, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e ka akuzuar Kosovën se po tenton të shkaktojë krizë dhe tensione të reja.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort