Bashkimi Evropian thekson se Kosovës i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, si dhe nga mundësitë që ofrohen përmes Planit të Rritjes dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).
Kjo u bë e ditur në një takim mes shefes në detyrë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova me Drejtoreshën për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.





