Bashkimi Evropian, përmes Austrisë, do të dërgojë në Kosovë 95 mijë doza të vaksinës kundër virusit COVID-19 të kompanive “BioNtech-Pfizer”, kanë bërë të ditur burimet e BE-së në Bruksel.
Kosovës i është ndarë kjo sasi nga gjithsejtë 651 mijë doza sa Bashkimi Evropian do t’ua dhurojë gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
- Reklama -
Këto doza do të nisin të vijnë në rajon që nga fillimi i muajt maj e deri në muajin gusht. Ato janë sasi e veçantë e siguruar nga BE-ja dhe nuk përfshihen në sasinë që shtetet e BE-së e kanë siguruar për vete./frontonline.
- Reklama -