LAJME

BE dorëzon raportet për zgjedhjet, Haxhiu: Do të adresohen rekomandimet

BE dorëzon raportet për zgjedhjet, Haxhiu: Do të adresohen rekomandimet
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2026, 09:46

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ushtruesen e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, me të cilën ka diskutuar për proceset zgjedhore në vend dhe raportet vlerësuese të BE-së.

Gjatë takimit, Palatova i ka dorëzuar Haxhiut raportin e Misionit të Ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si dhe raportin e misionit vlerësues për zgjedhjet komunale të mbajtura në tetor dhe nëntor të po këtij viti.

Haxhiu ka thënë se këto procese zgjedhore dëshmojnë pjekurinë demokratike të Kosovës.

Ajo ka theksuar se gjetjet dhe rekomandimet e përfshira në raportet e BE-së do të trajtohen me kujdes dhe përgjegjësi institucionale.

“E sigurova znj. Palatova se gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura në këto raporte do të shqyrtohen me kujdes dhe do të adresohen me përgjegjësi, në funksion të forcimit të mëtejmë të proceseve zgjedhore” – është shprehur ajo.

Haxhiu ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin e Kosovës ndaj standardeve demokratike dhe rrugës evropiane.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj standardeve demokratike, sundimit të ligjit dhe rrugës së saj evropiane” – ka deklaruar Haxhiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika