- Reklama -

BE bën thirrje për zgjedhjeve tё qeta në veri

Bashkimi Evropian konsideron se ёshtё e rёndёsisё thelbёsore mbajtja e zgjedhjeve tё qeta tё dielёn nё veri tё Kosovёs. Zyrtarёt nё Bruksel gjithashtu u bёjnё thirrje tё gjitha palëve qё tё ushtrojnё pёrmbajtje.

Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano nё kёtё rrafsh ka shprehur zhgënjimin me faktin qё Lista Serbe, ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale tё 23 prillit qё do mbahen nё katër komunat veriore, pavarësisht se zgjedhjet janë shtyrë nga dhjetori në prill dhe afati për kandidaturat është shtyrë gjithashtu.

- Reklama -

Sipas Stanos, qё kur serbët e Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të Kosovës në nëntor 2022, BE-ja, me partnerët, janë angazhuar me të dyja palët për të de-përshkallëzuar tensionet dhe që serbët të përmbushin detyrimet e tyre të dialogut dhe të kthehen në institucione dhe që Kosova të mundësojë të bëhet ky rikthim.

“Deri më tani është bërë pak përparim në këtë pikë. Është e domosdoshme që të kthehemi në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë”, ёshtё shprehur Peter Stano nё njё pёrgjigje me shkrim.

Duke iu referuar marrёveshjeve tё arritura nё livel tё liderёe, nё shkurt nё Bruksel dhe nё mars nё Ohёr, tё cilat i cilёson si momente tё rёndёsishme, Peter Stano rikujton se një pjesë themelore e zbatimit të këtyre marrëveshjeve do të jetë kthimi i qëndrueshëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe pushtetin lokal.

“Ёshtë detyrë e Kosovës dhe Serbisë që të kenë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin dhe të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë, demokratike dhe paqësore”, porositi zёdhёnёsi Peter Stano.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort