- Reklama -

Bastisje në Prizren: Policia gjen substancë narkotike, armë e municion – ndalohet një person, katër të tjerë hetohen në liri

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në Prizren ka rezultuar me gjetjen e substancave narkotike dhe armëve të zjarrit në një shtëpi dhe lokal në rrugën “Mursel Osmani”, raporton Sinjali.

Sipas burimeve të sigurta, më 10 tetor 2025, rreth orës 14:00, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikut të Narkotikëve (DHTN) – Prizren, në bashkëpunim me njësitë patrulluese të Stacionit Policor të Prizrenit dhe me autorizim nga Prokurori Kujdestar dhe Gjykata, ka kryer një bastisje në një shtëpi dhe në lokalin “Drini i Bardhë”, që ndodhej në bodrumin e kësaj shtëpie.

- Reklama -

Aksioni u zhvillua pas informatave operative se aty ndodheshin disa persona të dyshuar që posedonin narkotikë dhe armë zjarri.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: Tek F.G. rreth 44-vjeçar substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë me peshë 1.77 gramë; Në shtëpinë e vëllezërve B.Ç., rreth 30-vjeçar dhe F.Ç., rreth 24-vjeçar: një armë automatike AK-47 me tre karikatorë, dy shufra metalike dhe një elektroshok, substancë narkotike e llojit kokainë (0.25g) dhe marihuanë (0.20g), 251 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy karikatorë pistolete, tre grindera, si dhe dy leje për armë (pistoleta) – armët nuk u gjetën në shtëpi.

Gjatë procedurës, dy të dyshuar të tjerë, B.U. rreth 28-vjeçar dhe H.K. rreth 33-vjeçar, kanë sjellë në vendin e ngjarjes dy pistoleta të tipit Glock me karikatorë, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Pas intervistimit të pesë të dyshuarve, me vendim të Prokurorit Kujdestar, F.Ç. është ndaluar për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin e dyshuar për veprat penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” po vazhdojnë nën drejtimin e DHTN – Njësia në Prizren./Sinjali

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort