LAJME

Bastisen katër lokacione në veri, ndalohen dy të dyshuar për shpërndarje të fletushkave

Bastisen katër lokacione në veri, ndalohen dy të dyshuar për shpërndarje të fletushkave
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shkurt 2024, 22:04

Dy persona të dyshuar të moshave 46 dhe 53-vjeçare janë ndaluar në Mitrovicë të Veriut për shpërndarjen e fletushkave dy ditë më herët, ndërkaq një tjetër është në kërkim.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se janë bastistur katër lokacione.

Ai ka thënë se personat e ndaluar janë në fazën e intervistimit, dhe se sipas tij, ajo se çfarë do të ndodhë me ta do të vendoset pas intervistimit të prokurorit.

“Sot gjatë orëve të pasdites kemi bastisur katër lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndaluar dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera”, ka thënë ai./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika