Home LAJME Basri Lenjani dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK

Basri Lenjani dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK

0
Basri Lenjani dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK

Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK. Lenjani ka thënë se nga 27 nëntori nuk do të jetë më drejtues, ndërsa shkas ka përmendur ndikimet politike dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së.

Ai ka thënë se shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.

“Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit. Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenar për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi. Po ashtu falënderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera të QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente. Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë tē mbarë”, ka thënë Lenjani.

Lenjani tutje i ka thënë KOHËS se ndikimi politik ishte i madh dhe se kjo “ishte e dukshme tash e një vit e gjysmë”.

“Politika dhe ndikimi politik e ka bërë këtë, por edhe Bordi. Unë kam dhënë kontribut tash e 34 vjet. Politika është dashur të më thotë: Doktor, e kemi njeriun tonë, dhe unë do të tërhiqesha”, tha Lenjani.

Ai theksoi se rezultati i testimit ishte i tmerrshëm dhe skandaloz, për faktin se dikush ka arritur ta plotësojë 100 për qind të testit, gjë që për Lenjanin nuk është e mundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here