Kupa e Kosovës në basketboll vazhdon sonte me ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales, ku Bashkimi i Prizrenit do të përballet me Vëllaznimin e Gjakovës në një duel vendimtar për finalen e madhe.
Takimi, i cili zhvillohet në palestrën e qytetit në Prizren nga ora 18:30, pritet të jetë mjaft i luftuar, pasi të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në finalen e Kupës, ku tashmë pret Trepça.Në sfidën e parë të luajtur në Gjakovë, Vëllaznimi doli fitues me rezultat 80:71, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm për këtë ndeshje. Për të kaluar në finale, Bashkimi duhet të fitojë me të paktën 10 pikë diferencë, ndërsa Vëllaznimi mund të avancojë edhe në rast të një humbjeje deri në tetë pikë diferencë.





