Tashmë janë bërë katër ndeshje (2 në BIBL, 2 në Superligë), ndërsa trajneri i ri i Bashkimit Audrius Prakuraitis nuk ka shijuar fitoren me portokallezinjtë! Lituanezi që erdhi si trajner më i mirë sesa ai i kaluari, nuk ka arritur assesi të këndellë ekipin, ndërsa Bashkimi është mposhtur sonte nga Prishtina në Sezai Surroi me rezultat 66-73 [17-10, 17-19, 18-17, 14-27].
Thuajse e tërë ndeshja shkoi barabartë, derisa në çerekun e fundit Prishtina shfaqi mbrojtje të fortë, duke mos lënë Bashkimin të shënojë shumë, kurse ata dhanë 27 pikë karshi 14 të pranuara.
Ekipi i Murat Bilges dominoi periudhën e fundit të lojës, ndërsa në përgjithësi më i dalluari ka qenë Dustin Thomas që luajti me double-double prej 16 pikësh e 11 kërcimeve. Dardan Berisha shënoi 8 pikë, ndërsa bëri 9 asistime dhe shutoi 1/9 për tri pikë!!





