- Reklama -

Bashkia e Lezhës falënderon popullin e Kosovës për pushimet e kaluara në bregdet

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i shoqëruar nga delegacioni i tij dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi janë pritur në takim nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ky delegacion nga Lezha po qëndron në Kosovë si shenjë falënderimi për pushuesit kosovarë, të cilët kanë qëndruar për pushime verore në këtë zonë të Shqipërisë.

- Reklama -

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se falë pushuesve kosovarë kanë pasur një sezon turistik të suksesshëm në Lezhë. Derisa shtoi se banorët e Prishtinës kanë pasur një peshë të madhe duke blerë edhe banesa në Lezhë.

Ndërsa për takimin me të parin e kryeqytetit, Ndreu tha se biseduan për disa aktivitete të përbashkëta.

“Jemi sot në një tur falënderimi për një sezon turistik të suksesshëm në Lezhë, në Shëngjin e Tale për shkak të pjesëmarrjes së lartë të shqiptarëve të Kosovës. Banorët e Prishtinës kanë pasur një peshë të madhe jo vetëm me prezencën në plazh por edhe me kontribute të tjera duke blerë edhe banesa e duke kontribuar edhe në biznese dhe kemi biseduar për të gjitha pikat e përbashkëta dhe të ndërsjella që Lezha dhe Prishtina se si duhet të nxjerrin në pah dhe si duhet të bashkëpunojnë dhe reklamojnë tek njëra tjetra që turistët të kuptojnë që Shqipëria, Kosova dhe gjithë trojet shqiptare janë bashkë”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se edhe lezhjanët mund të ndihmojnë Prishtinën në zhvillimin e hotelerisë.

“Biseduam për mundësitë e mëtutjeshme për bashkëpunimin, pra t’i ndihmojmë njëri-tjetrit që sezoni turistik në Lezhë e në Shqipëri të zgjerohet mirëpo në të njëjtën kohë që edhe Prishtina dhe Kosova ka mundësi turistike të cilat mund të vizitohen nga lezhjanët dhe nga gjithë Shqipëria. Përmendëm festivale të ndryshme që kemi pasur dhe potencialet e mëdha në aspektin e arritur dhe kulturës dhe po ashtu dhe turizmit malor”, tha ai.

Pas këtij takimi, delegacioni nga Bashkia e Lezhës po zhvillon takim me agjencitë turistike në Kosovë. /kp/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort